“Humbja na dëmton”, Kamarata: Duhet më shumë korrektësi nga të tjerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 15:30

“Humbja na dëmton”, Kamarata: Duhet më shumë korrektësi nga të tjerët

Trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata, theksoi se ishte një ndeshje që duhej fituar nga të tijtë. Ai kërkon më shumë “fair play” nga kundërshtarët, ndërsa për golin e anuluar në kohën shtesë, nuk ka polemizuar.kamarataa

“Është një humbje që na dëmton. Ishte një ndeshje, që duhej fituar nga ana jonë. Shënuam të parët, por më pas u ndëshkuam dy herë.

Ajo që dua të them është se skuadrat e tjera vijnë në Tiranë dhe gjejnë ‘fair play’, por në këtë mënyrë duhet të sillen edhe ato, jo të vonojnë lojën pa shkak, duke u shtrirë në fushë.

Goli i anuluar? Më thanë se ishte i rregullt, por nuk dua të bëj polemika për këtë çështje”, tha mes të tjerash trajneri italian i bluve, Kamarata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"