Humbja minimale në shtëpi, trajneri i Vllaznisë jep dorëheqjen nga drejtimi i ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 16:50

Humbja minimale në shtëpi, trajneri i Vllaznisë jep dorëheqjen nga drejtimi i ekipit

Pas humbjes 0-1, ditën e sotme nga skuadra e Llapit, në kuadër të Kupës së Kosovës, trajneri i Vllaznisë në Kosovë, Bylbyl Sokol, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

bylbyl sokoli

“Mendoj se kjo ishte ndeshja ime e fundit me Vllazninë. Kontratën e kam pasur deri në muajin janar. Jam munduar të marr më të mirën nga kjo skuadër, dhe mendoj se kemi nxjerrë maksimumin. Por, mund të them se nuk mund të vazhdoj më me këtë ritëm” – u shpreh Sokoli në mbyllje të takimit.

Siç raportojnë mediat nga Kosova, Sokoli mendohet se ka arritur një marrëveshje me klubin e Ferizajt në Ligën e Parë, dhe me shumë gjasa do të marrë drejtimin e tij, pas mbylljes së aventurës me Vllazninë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"