Humbja minimale me Spanjën, Vrioni: E dinim që ishin të fortë. Mala: Vitin e parë doja të njihesha me Superioren, tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 21:49

Humbja minimale me Spanjën, Vrioni: E dinim që ishin të fortë. Mala: Vitin e parë doja të njihesha me Superioren, tani…

Skuadra e 21-vjeçarëve e ka humbur ndeshjen me Spanjën me një rezultat minimal. Megjithëse kjo ndeshje do të vlente vetëm për statistika, kuqezinjtë e Bushit e vunë mjaft në rrezik skuadrën iberike dhe kjo gjë u pranua dhe nga vetë trajnerin i spanjollëve. Ndërsa pas ndeshjes për “Supersport” folën dhe lojtarë të ekipit si Mala e Vrioni të cilët bënë një paraqitje të mirë sot.

43749123_2190401621171502_7606688489135931392_n

Vrioni:

“E dinim që Spanja ishte një skuadër shumë e fortë, por ne përsëri dhamë maksimumin tonë. Kjo është Kombëtaraj e zemrës sime, e babit dhe mamit. Është shumë emocionuese. Shpresoj të vazhdoj kështu. Dua që të jap më të mirën këtu dhe më pas të vazhdoj te Kombëtarja A.” – deklaroi Vrioni.

43693525_338965949998920_2805760185807667200_n

Mala:

Mala: Mendoj se e kishim përgatitur mirë këtë ndeshje. Kundërshtarin e vendosëm mjaft në rrezik, por u ndëshkuam në minutat e fundit. Duhet të shikojmë gabimet dhe të përmirësohemi në të ardhmen. Në vitin e parë doja që të njihesha me Superioren tani duhet të shpërblejë edhe gjithë këtë besim që po më japin. Kombëtarja është një dëshirë për çdo lojtar, do të jap më të mirën për vendin tim” – deklaroi Mala.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"