Humbja me PSG-në, trajneri Kuman bën mbledhje te Barcelona. Ja çfarë ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 11:05

Humbja me PSG-në, trajneri Kuman bën mbledhje te Barcelona. Ja çfarë ndodhi

Ditën e premte skuadra e Barcelonës është rikthyer në stërvitje për ndeshjen e fundjavës kundër Kadizit. Por përpara se të nisnin rutinën e ditës, trajneri Kuman e pa të arsyeshme që të bënte një fjalim dhe një mbledhje të vogël përpara të gjithë skuadrës.

barcelona-1

Me fjalë të përgjithshme, trajneri holandez motivoi futbollistët dhe u dha një mesazh shumë të qartë për të mos u dorëzuar në këtë moment delikat dhe të rëndësishëm të sezonit. Ai tha përpara ekipit se humbja me PSG-në nuk duhet të ndikojë për të hedhur poshtë gjithçka të bërë mirë në vitin 2021, prandaj skuadra është në rrugën e duhur.

Numri një i katalansave kërkoi nga grupi që të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të besojë deri në fund te titulli kampion në La Liga. Kuman është i sigurt që në kampionat ka shumë javë që do të luhen dhe nuk është thënë ende fjala e fundit. Kuman motivoi ekipin duke thënë se rivalët do të ndalen gjatë rrugëtimit dhe se ka shumë javë të tjerë, ku gjithçka mund të ndodhë.

Edhe lojtarët pranuan se do të luftojnë deri në fund. Ai u ndal edhe dueli në Kupën e Mbretit, ku kërkoi të motivonte ekipin se Sevija nuk është e pathyeshme dhe se ndeshja e kthimit do të luhet në “Camp Nou”. Të gjithë dhënë fjalën dhe bënë paktin e heshtur se do t’ia dalin dhe do të bëjnë më të mirën deri në fundin e sezonit, pa u shthurur rrugës.

PAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"