Humbja me përmbysje ndaj Francës, ish-drejtori i Vllaznisë ndihet i vjedhur: Do të marr më shumë se 500 mesazhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 8:57

Humbja me përmbysje ndaj Francës, ish-drejtori i Vllaznisë ndihet i vjedhur: Do të marr më shumë se 500 mesazhe…

Debutim pozitiv për ish-drejtorin e Vllaznisë, Engin Firat, i cili pak kohë më parë mori drejtimin e Moldavisë. Skuadra e tij mbrëmjen e djeshme u mposht në transfertë nga Franca me rezultatin 2-1. Pavarësisht se luanin ndaj kampionëve aktual të Botës, tekniku turk, u ndje i vjedhur në fundin e ndeshjes.

Firat

Moldavët kaluan të parët në avantazh, ndërkohë që Franca përmbysi gjithçka me Varan dhe Oliver Zhiru. Ky i fundit realizoi në minutën e 79-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri Engin Firat nuk i kurseu kritikat pas ndeshjes, teksa u shpreh: “Jam krenar që kam parë lojtarët e mi të reagojnë dhe të bëjnë atë që kishim përgatitur para ndeshjes. Por jam edhe shumë i inatosur me gjykimin. Nuk është puna që Moldavia është vend i vogël dhe të bëjmë çfarë të duan. Goli i parë ndikoi edhe në psikologjinë e ekipin. Unë nuk mund ta pranoj atë dhe nuk kam marrë shpjegime. Zhiru bëri faull te portieri. Do të marr më shumë se 500 mesazhe kur të shkoj në dhomën e zhveshjeve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"