Humbja me Kukësin vë në lëvizje stafin teknik, Shkëmbi “shkund” Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 16:56

Humbja me Kukësin vë në lëvizje stafin teknik, Shkëmbi “shkund” Dinamon

Testi i fundit para kampionatit ka vënë në lëvizje stafin teknik të Dinamos. Humbja me Kukësin të shtunën në Cërrik, edhe pse ishte një miqësore e ka shqetësuar disi trajnerin Bledi Shkëmbi.

ibraimi taipi

Më shumë se për rezultatin, blutë janë “alarmuar” për faktin se skuadra nuk është përgjigjur siç duhet në fushë dhe për më tepër, nga sa u pa, ata që kanë stonuar ishin disa nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit. Ishte si një sirenë alarmi, duke ditur synimet madhore që Dinamo ka këtë sezon të rikthimit të saj në nivelin elitar të futbollit shqiptar.

Për këtë arsye, trajneri i bluve i ka shkundur lojtarët dje, në ditën e parë të përgatitjeve për ndeshjen hapëse të kampionatit me Kastriotin, që do të luhet të dielën në orën 13:45 në stadiumin e Kamzës. Gjatë fazës përgatitore, Dinamo është paraqitur mirë në ndeshjet testuese, ndaj dhe loja me Kukësin e ka zhgënjyer stafin.

Pozitiv është fakti që ajo paraqitje e dobët ka ardhur pa nisur kampionati dhe deri në ndeshjen me Kastriotin gjithçka mund të sistemohet. Blutë kanë kristalizuar tashmë edhe formacionin, teksa klubi ka afruar shumë lojtarë, duke formuar gati dy skuadra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"