Humbja me Juventusin e lë me pasoja, Kumbulla rrezikon tjetër mungesë në kampionatin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:33

Humbja me Juventusin e lë me pasoja, Kumbulla rrezikon tjetër mungesë në kampionatin italian

Roma do të luajë këtë fundjavë përballë Beneventos, ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A. Në stërvitjen e djeshme, trajneri Fonseka është përballur me disa mungesa, mbi të gjitha në prapavijë. Lajmi i keq është se Kumbulla dhe Ibanez dje kanë punuar veçmas skuadrës, duke qenë se kanë ende shqetësime. Mbrojtësi i Kombëtares pritet të mungojë edhe këtë të diel dhe duket se fati i keq në këtë periudhë nuk po e lejon që të rigjejë formën më të mirë.
Marash-Kumbulla-ROma-1
Në fillim, qendërmbrojtësi 21-vjeçar u infektua me Koronavirus që e mbajti jashtë fushave për disa javë dhe së fundi ka pësuar një dëmtim që gjithashtu e fut në javën e dytë të qëndrimit larg skuadrës verdhekuqe. Si të mos mjaftojnë dëmtimi i dy mbrojtësve, edhe Ibanjez dhe mesfushori Kristante i cili është përshtatur shpesh në mbrojtje, janë gjithashtu të dëmtuar dhe rrezikojnë të mos riaftësohen deri të dielën për sfidën në kampionat.

Mbrojtësi i Kombëtares mungon që nga ndeshja me Juventusin, në të cilën ka marrë goditje në kavilje, duke humbur sfidën e shkuar në Serinë A si dhe atë në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"