“Humbja me Interin nuk është dështim”, flet Pioli: E kemi planin për Ibrën, po bëhet lojë e pistë ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 17:16

“Humbja me Interin nuk është dështim”, flet Pioli: E kemi planin për Ibrën, po bëhet lojë e pistë ndaj…

Milani kërkon të lejë pas krahëve humbjen me Interin në derbi në kampionat dhe nesër kuqezinjtë do të kërkojnë me çdpo kusht fitoren ndaj Crvena Zvezdës, për të kaluar në turin e 1/16-ve në Europa Ligë, pasi ndeshja e parë në Serbi u mbyll në barazim 2-2. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili është shprehur se ekipi I tij do të luajë vetëm për kualifikim, pavarësisht se kalendari do të ngjishej shumë.

Stefano.Pioli.Milan.2020.21.Europa.League.mascherina.750x450

Derbi– Ne sigurisht që kemi analizuar derbin me stafin dhe ekipin, kemi luajtur në një nivel të lartë vetëm për 25 minuta. Gabuam në mungesën e intensitetit me topin dhe presingun. Nuk është një dështim, ndaj duhet të qëndrojmë të qetë pas rënies. Padyshim që duhet të përmirësohemi, duke vendosur më shumë ritëm dhe kjo duhet të fillojë që nesër.

Kalendari i ngjeshur- Nuk shqetësohem. Do të shqetësohesha nëse nuk do e kaloja turnin. Ne kemi kërkuar Evropën me vendosmëri, kemi cilësinë dhe burimet për të mbajtur nivelin e lartë edhe duke luajtur çdo tre ditë. Ne i njohim më mirë kundërshtarët tanë dhe ata na njohin më mirë, por loja është brenda mundësive dhe ne duam të ecim përpara.

Momenti- Ne kishim një rrugë të vështirë, është normale të kemi vështirësi. Ne kemi një pengesë tjetër për të kapërcyer nesër. Ekziston një avantazh i vogël, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vendosur. Kemi nevojë për një cilësi të lartë të performances.

Ibra në Sanremo- Unë flas çdo ditë me të, ne kemi bërë programin për javën e ardhshme. Ai do të humbasë disa stërvitje, por do të luajë. Ai mund ta përballojë këtë presion, në të vërtetë ai nxjerr më shumë arsye prej tij.

Kritikat për Romanjolin- Ne gjithmonë kemi fituar si ekip dhe kemi humbur si skuadër. Nuk më pëlqen loja e ndyrë e gjetjes së një fajtori. Ai është kapiten dhe ka bërë shumë për ekipin. Duhet të jemi kompaktë dhe të mësojmë nga humbjet, kjo do të na bëjë të rritemi për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"