Humbja me Flamurtarin, Magani bën rotacion në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 11:16

Humbja me Flamurtarin, Magani bën rotacion në formacion

Ndaj kamzalinjve trajneri i Teutës, Gugash Magani, pritet të hedhë një formacion ndryshe krahasuar me takimet e kaluara. Silvester Shkalla do të aktivizohet në qendër të mbrojtjes në vend të Arsen Sykajt, në mesfushë do ta nisë si titullar Ardit Shehaj, në vend të Arbër Çyrbes të dëmtuar.

Magani

 

Në repartin e sulmit Onyeka Osemene do të ulet në stol për t’i lënë vendin afrikanit tjetër Latifi Amadu. Shpresohet që këto ndryshime të rezultojnë të suksesshme ndaj Kamzës.

Teuta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"