Humbja me Erzenin shkund Dinamon, “Blutë” i falen kalendarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 13:30

Humbja me Erzenin shkund Dinamon, “Blutë” i falen kalendarit

E para humbje që pësuan lëkundi jo pak Dinamon. Edhe pse janë ende në krye, blutë u dhanë mundësi rivalëve që t’u afrohen. Burreli është vetëm 1 pikë larg dhe me një fitore të mundshme të matjanëve këtë javë, atëherë kryeqytetasit nuk do të ishin më në komandë. Kalendari u ka rezervuar pushim bluve, ndaj nuk u mbetet veçse të presin rezultatet që do të ofrojë e shtuna.

147288294_10164917506500416_536861980273696215_o

Kjo javë do të shërbejë edhe si terapi për skuadrën. Stafi teknik do të punojë jo vetëm në anën tekniko-taktike me grupin, por edhe psikologjikisht. Këto ditë që kanë në dispozicion do të shërbejnë për të lidhur lojtarët dhe kthyer harmoninë që kishin deri në mbyllje të 2020-ës.

SKERDILAJD SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"