Humbja me Erzenin lë shije të hidhur te Tomori, Dalipi akuzon: Na frenoi gjykimi, duhej e pakta një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 9:56

Humbja me Erzenin lë shije të hidhur te Tomori, Dalipi akuzon: Na frenoi gjykimi, duhej e pakta një penallti

Klevis Dalipi e ka me gjykimin dhe hapur e thotë që i frenoi përballë Erzenit. Trajneri i Tomorit pas ndeshjes tha:

Tomori Dalipi

“Humbja zhgënjyese, por e pamerituar. Pas pësimit të atij goli aksidental, reaguam fuqishëm dhe rastet nuk na kanë munguar. Kam përshtypjen se na takonte një 11- metërsh i pastër.

Nëse do të barazonim, me atë entuziazëm të krijuar në stadium, kisha bindjen që gjithçka do ta përmbysnim. Por le t’i themi gjërat troç, ne jemi frenuar nga gjykimi, sepse na mungojnë një penallti e pastër dhe një rast tjetër i ngjashëm shumë i dyshimtë, pa përmendur raste të tjera të pozicionit jashtë loje. Tani ne do mendojmë për Butrintin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"