Humbja me Erzenin, kapiteni i Besës shpërthen në  akuza ndaj gjyqtarëve: Palaço dhe ordinerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 23:46

Humbja me Erzenin, kapiteni i Besës shpërthen në  akuza ndaj gjyqtarëve: Palaço dhe ordinerë

Kapiteni i skuadrës së Besës, Ledion Muçaj, ka shpërthyer në akuza sot pas humbjes së skuadrës së tij kundër Erzenit. Ai ka akuzuar gjyqtarët të cilët sipas tij po dënojnë me dashje ekipin kavajas në këtë periudhë, ndërsa ka drejtuar gishtin nga një episod i veçantë i sfidës.

ledion mucaj

“Në cilësinë e kapitenit të ekipit FC Besa e shoh pak të tepërt dhe dashakeq gjykimin që po na bëhet çdo javë. Shumë prej nesh sakrifikojnë familjet, stërvitemi në shi, borë, breshër, baltë, siç e dimë të gjithë futbollin e Kategorisë së Parë…

Jam shumë i zhgënjyer dhe tej mase i revoltuar me këto sjellje të qëllimshme… E kemi kyç gojën duke mos u barazuar me këta palaço, këta ordinerë. Por u benë shumë episode ndaj nesh! Është turp sesi vijnë na vjedhin, tallen e ikin duke buzëqeshur… Kështu nuk ecën futbolli!!! Anësori jep off-side, kryesori gol. Ose ne jemi çmendur, ose gjërat paravendosen. Turp Turp Turp”, shkruante kapiteni i Besës në statusin e tij.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"