“Humbja me Çekinë na zhgënjeu të gjithëve”, flet Rrahmani: Anglia e fortë, por ne do luajmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 17:23

“Humbja me Çekinë na zhgënjeu të gjithëve”, flet Rrahmani: Anglia e fortë, por ne do luajmë për fitore

Kosova do të presë ditën e nesërme në “Fadil Vokrri” Anglinë, në një ndeshje shumë të vështirë për “dardanët. Në këtë ndeshje Kosova vjen pas asaj humbje zhgënjyese ndaj Çekisë, e cila ia bën të pamundur kualifikimin në Euro 2020, nëpërmjet grupeve.Amiri-3-1-600x360

Në prag të sfidës së nesërme, së bashku me trajnerin Shaland ka dalë edhe mbrojtësi, Amir Rrahmani, i cili u shpreh se nesër do të luajnë për fitore ndonëse është e vështirë.

“Është e vërtetë se kemi pasur zhgënjim të gjithë, ne lojtarët, trajneri dhe populli, kemi jetuar me ëndrrën që do të mund të kualifikohemi dhe që ndeshja e nesërme të ishte përcaktuese për kualifikim. Por nuk do të thotë që ndeshja e nesërme nuk është e rëndësishme. Çdo ndeshje është mundësi për t’u përmirësuar si ekip dhe për të shikuar përpara.

Në çdo ndeshje e rëndësishme është fitorja, kemi përballë një ekip të fortë. Nëse fitojmë do të ishte diçka e madhe dhe rikthim nga një dëshpërim i madh. Ne e kemi dëshmuar edhe pas ndeshjes me Anglinë, teksa kemi fituar në shtëpi. Do të mundohemi të fitojmë, të bëjmë ndeshjen tonë, të mos pësojmë gola ose sa më pak, dhe të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv.

E di se Herri Kejn është një nga sulmuesit më të mirë ne Evropë dhe është e vështirë ta ndalësh, jo vetëm atë por edhe të tjerët te Anglia. Ne do të mundohemi si ekip ta ndalim atë dhe krejt ekipin e Anglisë. Ata ka lojtarë të tjerë të rrezikshëm.

Racizmi? Njerëzit në Kosovë janë mjaft miqësorë, edhe pse mund të ka përshtypje të keqe për vendin tonë. Por, ne kemi marrëdhënie mjaft të mira me Anglinë. Në vendin tonë nuk do të ndodhë të ketë racizëm. Në vendin tonë lojtarët e Anglisë janë mjaft të dashur.”, u shpreh Rrahmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"