Humbja me Besën, flet trajneri i Turbinës: Ishte e vështirë të merrje pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:25

Humbja me Besën, flet trajneri i Turbinës: Ishte e vështirë të merrje pikë

Trajneri i Turbinës, Alfred Allamani e pranon humbjen dhe hapur e thotë që ishte e vështirë t’i merrje pikë Besës.

allamani

Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës cërrikase shprehet: “Kundërshtarët ishin potentë. Luajtëm me një prej skuadrave më të mira dhe Besa tregoi potencial. Ne krijuam megjithatë shanset tona, por pa mundur të shënojmë më shpejt.

Ndaj Besës çdo skuadër do ta ketë shumë të vështirë fitimin e pikëve. Janë kundërshtarë që dominojnë lojën me dhe pa top. Turbina mëson shumë edhe nga një humbje e tillë për të rritur mundësitë tona në takimet e tjera, ku i kemi të gjitha mundësitë për një paraqitje më dinjitoze”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"