Humbja me Armeninë, trajneri i Kombëtares: Nuk kishte diferenca, na mundën me trepikësha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 15:27

Humbja me Armeninë, trajneri i Kombëtares: Nuk kishte diferenca, na mundën me trepikësha

Një humbje që na djeg, pasi Armenia mendohej se do të ishte pak a shumë në nivelin e Kombëtares sonë. Një nisje aspak e mirë për trajnerin qipriot Antonios Dukas, i cili është parë i mërzitur në fundin e takimit. Madje, kërkoi dhe një minutë të qetësohej e, më pas, të dilte për mediat. Gjatë prononcimit të tij ai u shpreh:

dukas

“Skuadra e grumbulluar në verë nuk është e njëjta, pasi ka ndryshime dhe lojtarët janë grumbulluar në pak ditë, ku nuk mund të arrihej njohja nga ana taktike e lojtarëve me njëri-tjetrin dhe ishte një kohë mjaft e shkurtër vetën në tri ditë. Gjithsesi, skuadra luajti mirë, por ekipi kundërshtar na bllokoi me trepikësha duke qenë mjaft efikas.

Kjo gjë sigurisht që thelloi dhe rezultatin dhe ekipi ynë përjetoi më pas një pesimizëm. Jemi munduar të aktivizojmë edhe të rinj, duke bërë gërshetimin ashtu siç e kishim deklaruar dhe më parë. Kështu arritëm të aktivizonim Shestanin, i cili bëri një paraqitje të kënaqshme.

Ne gabuam në gjuajtjet, sidomos në provat nga distanca, e kundërta ndodhi te kundërshtarët, të cilët ishin të papërmbajtur. Gabimet tona ishte se nuk i qëndruam një për një çdo lojtari, ku na shkatërroi Botraj, që ishte një organizator i shkëlqyer, por i papërmbajtur tek armenët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"