Humbja me Apoloninë lë pasoja, Pogradeci ndërpret kontratën me lojtarin: E kemi mbështetur gjithmonë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 17:30

Humbja me Apoloninë lë pasoja, Pogradeci ndërpret kontratën me lojtarin: E kemi mbështetur gjithmonë, por…

Pogradeci u mposht ditën e djeshme me rezultatin 1-0 nga Apolonia, një fitore që i afron fierakët akoma më shumë me Superioren dhe njëkohësisht i largon liqenorët nga ky objektiv.bandicam 2020-06-20 17-45-38-675

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, nëpërmjet faqes zyratre në “Instagram” portieri i Pogradecit, shkroi se ai ishte akuzuar nga stafi dhe klubi se ishte akuzuar për tolerim në këtë ndeshje.

Pikërisht menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe klubi, që shkruan se nuk e kanë akuzuar aspak portierin, teksa shtojnë se edhe kur ai ka bërë paraqitje më të dobëta, ata e kanë mbështetur.

Gjithashtu në reagimin e klubit liqenor, thuhet se ata për shkak të fjalëve të lojtarit, kanë vendosur të ndërpresin kontratën me të, duke i uruar suksese në të ardhmen.pogradeci

“Klubi i Futbollit Pogradeci reagon përballë̈ fjalëve të pavërteta të portierit Kostandino Dramolli të publikuara në rrjetin e tij social në “Instagram”. Stafi dhe drejtuesit në asnjë mënyrë nuk e kanë akuzuar portierin për shitje ndeshjesh apo për pazare ashtu siç̧ shprehet ai, jo vetëm sot por edhe kur lojtari ka bërë paraqitje më të dobëta në fushën e lojës, përkundrazi stafi teknik veçanërisht trajneri i portierëve Anesti Lipo e ka mbështetur dhe i ka shfaqur besim të plotë portierit korçar.

Ndërkohë bëjmë me dije se për shkak të sjelljes të tij jo të hijshme , KF Pogradeci ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin më portierin Kostandino Dramolli . Klubi e falënderon për kontributin që dha deri më sot për ekipin liqenor dhe i uron suksese. Faleminderit!”, shkruhet në reagimin e klubit.

REAG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"