Humbja kundër Augsburgut, Myler kritik: Mjaft me argumente, koha që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 12:53

Humbja kundër Augsburgut, Myler kritik: Mjaft me argumente, koha që të…

Veterani i Bajernit, Tomas Myler, ka qenë një ndër të paktët lojtarë, i cili ka dashur ta pranojë të vërtetën e hidhur mbi situatën e vështirë që po kalon klubi i tij në kampionatin vendës.

MYLER 1

Vetë Tomas është shprehur autokritik ndaj ekipit për performancat e dobëta në 4 ndeshjet e fundit, madje duke mos kursyer as veten:

“Ekipi nuk po u përgjigjet në mënyrën e duhur skemave që trajneri Nagelsman tenton të aplikojë. Nuk është koha të ankohemi për vendimet e gjyqtarëve apo për skemat e përdorura nga ekipet kundërshtare. Ne duhet të luajmë lojën tonë dhe të marrim atë çka na takon.

Në 4 ndeshjet e fundit jemi treguar naivë para porte dhe kjo është një e vërtetë e dhimbshme kur e shikon. Reagimi më i mirë është fusha dhe rezultatet, shpresoj që nga ndeshja e ardhshme të vihet në zbatim përdorimi i një skemë të tillë.

Boll zemërgjerë jemi treguar në pikët e falura, është koha të tregojmë se kush është Bajerni. AND-ja jonë është të japim gjithçka në fushë për ngjyrat e klubit dhe të tregojmë se e meritojmë ti përfaqësojmë tifozët dejësisht”, përfundoi “plakushi” nga Mynihu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"