Humbja katastrofike ndaj Skocisë, Uzuni: Zhgënjyem tifozët, ja çfarë na tha Panuçi në dhomën e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 22:46

Humbja katastrofike ndaj Skocisë, Uzuni: Zhgënjyem tifozët, ja çfarë na tha Panuçi në dhomën e zhveshjes

Myrto Uzuni foli për mikrofonin e “RTSH” pas humbjes turpëruese ndaj Skocisë ku u shpreh:

Uzuni

“Na vjen keq që zhgënjyem tifozët, iu kërkojmë ndjesë. Na vjen keq që i zhgënjyem. Na penalizoi goli i parë, pastaj arbitri me kartonin e kuq na demoralizoi. Udhëzimet ishin të qarta, të mos dorëzoheshim, ne jemi Shqipëria. Ishte një humbje shumë e rëndë për Shqipërinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"