Humbja katastrofike ndaj Bajernit, nota më e lartë te Borusia e Dortmundit është 4.5

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 12:15

Humbja katastrofike ndaj Bajernit, nota më e lartë te Borusia e Dortmundit është 4.5

Vlerësimet e futbollistëve të Borusia Dortmund pas humbjes 6-0 ndaj Bajern Mynih.

Germany Soccer Bundesliga

Byrki 4 – Gjashtë gola të pësuar pa transmetuar kurrë siguri apo bërë një pritje të denjë për të marrë një notë kaluese.

Pizçek 4 – Roben e shpërfytyron në krahun e djathtë, duke e detyruar të bëjë një figurë të turpshme.

Akanji 3 – Një ndeshje e tmerrshme, si e gjithë mbrojtjes së Dortmundit. Mbrëmje për t’u fshirë sa më shpejt nga kujtesa.

Sokratis 3 – Levandovski i bën të shohë makthe. I tmerrshëm dhe asnjëherë si dje një fjalë e tillë nuk i shkonte kaq shumë për shtat.

Shmelcer 4 – Riberi e driblon gjithnjë dhe në çfarëdolloj rasti. Në 45 minutat e para merr notën 3. Përmirësohet në pjesën e dytë.

Dahud 4.5 – Një nga më pak të dobëtit. Provon diçka më shumë se shokët, por nuk mjafton.

Pulisiç 4.5 – Edhe ai, si shoku i skuadrës provon ndonjë aksion, veçanërisht në 20 minutat e para, pastaj zhduket (nga 75′ Filip pa notë).

Kastro 4 – E tmerrshme paraqitja e tij. Gabon gjithçka dhe mbi të gjitha, nga një top i humbur i tij lind goli i tretë i Mylerit. I zëvendësuar pa mbushur gjysmë ore lojë i thotë të gjitha (nga 30′ Vajgël 4.5 – Hyn dhe ndjek gjurmët e shokut të skuadrës. Ndëshkohet për një grindje me Riberinë).

Shyrrle 4 – Ndonjë goditje dhe asgjë më shumë. Edhe për të një natë e errët.

Gëce 4.5 – Një shtyllë në një goditje ku rrëshqet përpara se të godasë dhe asgjë tjetër. Rikthimi i tij si një ish është një zhgënjim (nga 78′ Shahin pa notë).

Batshuaji 3 – Zero topa të prekur, zero goditje në portë dhe i bllokuar nga Humels gjatë gjithë ndeshjes.

Trajneri Peter Shtëger 4 – Nëse Vacke nga tribuna kishte ende dyshime për t’i dhuruar një kontratë të re në fund të sezonit, shfaqja e tij në Mynih është nga ato ndeshje që bën pluhur e hi gjithçka mund të kesh ndërtuar për muaj të tërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"