Humbja historike 6-1 përballë Barcelonës, ish-sulmuesi i PSG-së i rikthehet makthit të “Camp Nou”: Kisha frikë të flija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 13:52

Humbja historike 6-1 përballë Barcelonës, ish-sulmuesi i PSG-së i rikthehet makthit të “Camp Nou”: Kisha frikë të flija

Kanë kaluar 5 vite nga fitorja historike e Barcelonës kundër PSG-së me rezultatin 6-1 në “Camp Nou”.

eruzqgeq63bq9gmqvowt

Një ndeshje ku askush nuk e priste fitoren pasi pothuajse çdo gjë ishte e humbur në përballjen e parë ku katalanasit kishin pësuar 4 gola në stadiumin “Parc-de Princes”.

Por gjithçka mund të ndodhë në futboll dhe këtë e vërtetoi më së miri Barcelona. Kjo sfidë ndikoi jo pak tek lojtarët e PSG-së të cilët u eliminuan nga Champions dhe një ndër ta ishte edhe sulmuesi Edinson Kavani.

Në një intervistë të gjatë dhënë për “Relevo”, uruguaiani pranoi se i kishte kërkuar ndihmë psikologut në faza të ndryshme të karrierës së tij.

Ai zbuloi se hera e parë që kishte shkuar ishte pas humbjes ndaj Barcelonës.

Ndër të tjera Kavani pohoi se nuk e kontrollonte veten dhe papritur kishte filluar të ndjente ankth, frikë dhe marramendje.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e aspektit mendor dhe emocional në futboll, është e habitshme që jam paragjykuar që shkova te psikologu. Hera e parë që shkova ishte pas vuajtjes kundër Barcelonës. Më goditi shumë, në 5 minuta ndryshoi gjithçka dhe ishte një goditje e fortë. Nuk e kontrolloja dot veten, ndjeja ankth, djersë të ftohta dhe marramendje. Kisha frikë të më zinte gjumi dhe mendoja nëse kisha ndonjë problem në kokë. Shkova te mjeku i PSG-së dhe ai më tha që kjo u ndodh shumë njerëzve, në çdo dhe aty kuptova që nuk isha një superhero”, është shprehur Kavani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"