Humbja e turpshme ndaj Flamurtarit, dorëzohet Novi: Do t’i kërkoj dorëheqjen presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 19:27

Humbja e turpshme ndaj Flamurtarit, dorëzohet Novi: Do t’i kërkoj dorëheqjen presidentit

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi deklaroi publikisht se do të paraqesë dorëheqjen pas humbjes së rëndë me Flamurtarin 6-1.
Novi
Për “Supersport”, tekniku gjirokastrit u shpreh se presioni i madh i kampionatit është i vështirë të përballohet nga lojtarët e rinj të ekipit. Novi shtoi se priste që Luftëtari të merrte minimalisht një barazim ndaj Flamurtarit të vendit të fundit.

“Është e vështirë. U përballën dy ekipe me emër. Më erdhi keq për humbjen. Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit. Mbaj përgjegjësi dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time.

Kemi lojtarë të rinj pa eksperiencë, që nuk e durojnë dot presionin. Nuk e duroj dot këtë gjendje të pësojmë çdo javë nga 4-5 apo 6 gola.

E kam thënë dhe herë tëtjera. Kanë ikur 12 lojtarë. Nuk është e lehtë. Kanë mbetur djem të rinj. Kanë kontratë 2-vjeçare. Janë lojtarë me perspektivë. Ka 5-6 lojtarë që do të  grumbullohen tek ekipi kombëtar në zbor.

Më shumë më djeg humbja në Vlorë me ekipin e fundit, minimalja prisja barazim”, përfundoi trajneri i Luftëtarit Neritan Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"