Humbja e thellë në Kukës, presidenti Demi mbledhje urgjente me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 23:30

Humbja e thellë në Kukës, presidenti Demi mbledhje urgjente me skuadrën

Humbja ndaj Kukësit e ka zhgënjyer jashtë mase presidentin e Partizanit, Gazmend Demi. Ditën e sotme ai ka zhvilluar një takim urgjent me ekipin, ku fillimisht ka takuar trajnerin Klevis Dalipi, më pas është takuar edhe me skuadrën.

Demi

 

Demi i ka dhënë besim të plotë teknikut elbasanlli dhe mësohet se mbledhja është zhvilluar e qetë dhe nuk ka pasur kritika të forta nga ana e numrit 1 të kryeqytetasve.

Presidenti Partizanit i ka tërhequr vëmendjen futbollistëve dhe kërkoi reflektim për sfidën e javës së ardhshme ndaj Skënderbeut.

“Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë. Kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, ndërsa u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri”, ishin fjalët e presidentit Demi, drejtuar lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"