Humbja e rëndë ndaj Gjermanisë, Barela: Nuk ishim për turp, më dhimbsen ata që na panë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 8:52

Humbja e rëndë ndaj Gjermanisë, Barela: Nuk ishim për turp, më dhimbsen ata që na panë!

Në fund të ndeshjes së humbur 5-2 kundër Gjermanisë, mesfushori i Italisë, Nikolo Barela foli për “RAI Sport”. “Ky është fillimi i një rruge të re.

BARELA 1

Pranohet që të pengohesh, megjithatë na vjen keq për rezultatin, Gjermania është një kombëtare e fortë dhe kur bëhen gabime, të ndëshkon.

Trajneri ka provuar shumë gjëra të reja që nga fillimi i Ligës së Kombeve. E përsëris, Gjermania është e fortë dhe nëse gabon e paguan shtrenjtë”, tha mesfushori që luan për Interin. Analiza e tij është e ftohtë, por nuk pranon që paraqitje e Italisë të quhet e turpshme.

“Turpi është fjalë e madhe. Më vjen keq për ata që erdhën për të na parë. Ishte një ndeshje e vështirë, në ndeshjen e parë ishte edhe më e vështirë. Sot (dje) paguam shtrenjtë gabimet që bëmë ndaj një kombëtareje tepër të fortë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"