Humbja e Polonisë ndaj Argjentinës, Levandovski i sinqertë: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:27

Humbja e Polonisë ndaj Argjentinës, Levandovski i sinqertë: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund!

Robert Levandovski nuk arriti të udhëhiqte dot Poloninë dhe ishte thuajse inekzistent në fushën e lojës, ashtu si gjithë skuadra e tij edhe pse në fund iu gëzua kualifikimit për në fazën tjetër ku do të gjejë Francën.

LEVANDOVSKI

I vetëdijshëm për ndeshjen e bërë nga ai dhe të tijtë, sulmuesi i Barcelonës pranoi superioritetin e rivalëve në përfundim.

“Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Argjentina na ka dominuar nga fillimi deri në fund dhe e merituan të ishin ata që kalonin si të parët e grupit në fazën tjetër.

Ne duhet ta arkivojmë menjëherë këtë ndeshje dhe të mendojmë për sfidën e ardhshme, që e dimë që nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh kapiteni polak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"