Humbja e parë në 5 muaj, Gatuzo nuk i kursen lojtarët: Më shumë u ankuan sesa luajtën, nuk e pëlqej qëndrimin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 23:42

Humbja e parë në 5 muaj, Gatuzo nuk i kursen lojtarët: Më shumë u ankuan sesa luajtën, nuk e pëlqej qëndrimin e tyre

Humbja e parë në gati 5 muaj e ka acaruar trajnerin e Napolit Xhenaro Gatuzo.
gatuzo
Pas ndeshjes Atalanta-Napoli 2-0, tekniku italian u shpreh se ky takim u humb pasi “më shumë ai dhe ekipi folën sesa luajtën”.

“Atalanta nuk e nisi ndeshjen mirë. Ishte faji jonë që bëmë gabime dhe pësuam golat. Folëm shumë, jam i nxehur. E kishim ndeshjen nën kontroll dhe i lamë të na shënonin. Duhej të kishim bërë më mirë. Pjesën e parë luajtëm mirë, në pjesën e tretë të fushës gabuam. Nuk duhet të dorëzohemi. Sot ekipi më shumë mendoi si të ankohej sesa të luante. Nuk më pëlqeu qëndrimi i skuadrës”, përfundoi Gatuzo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"