Humbja e katërt në 8 sfida kampionat/ Interi barazon rekordin negativ, zikaltërve nuk u ndodhte prej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 11:44

Humbja e katërt në 8 sfida kampionat/ Interi barazon rekordin negativ, zikaltërve nuk u ndodhte prej…

Interi ka humbur me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Romës, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 8-të në Serinë A italiane.

INTER

Golat u shënuan nga Federiko Dimarko në minutën 30′, më pas verdhekuqtë nga kryeqyteti përmbysën gjithçka me dy golat në minutat 39′ dhe 75′, me autorët Paulo Dibala dhe Kris Smolling.

Sipas faqes së njohur e statistikave “OPTA Paolo”, Interi ka pësuar humbjen e katërt në 8 javë kampionat, duke barazuar rekordin negativ të sezonit 2011/2012 me Xhanpiero Gasperinin në pankinë.

Një rekord tepër negativ ky për zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzagi.

Aktualisht në 8 ndeshje kampionat, nënkampionët e Italisë ndodhen në vendin e 7-të me 12 pikë, teksa kanë një golavarazh 14-13, duke pasur një ndër 5 mbrojtjet më të dobëta në Serinë A italiane.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"