Humbja e hidhur me Kukësin, portieri Bekaj bën “mea culpa” para shokëve të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 8:15

Humbja e hidhur me Kukësin, portieri Bekaj bën “mea culpa” para shokëve të skuadrës

Visar Bekaj ua ka pranuar shokëve pas ndeshjes se ndoshta ka bërë gabim që ka dalë, duke shkaktuar penallti dhe se humbja e Tiranës erdhi për faj të tij. Portieri i bardhebluve si lider në fund të sfidës me Kukësin ka marrë përgjegjësinë, duke pranuar atë që ndodhi në fushën e lojës. Sipas Bekajt, ai duhet të mos ndërhynte në atë mënyrë sepse edhe nëse nuk ka qenë penallti mënyra e ndërhyrjes e ka bërë që të duket e tillë. Në këtë mënyrë portieri bardheblu merr mbi shpatulla fajin dhe u kërkon falje lojtarëve.
BEKAJJJ VISAR
Nga ana tjetër, shokët e skuadrës kanë thënë që humbasin dhe fitojnë të gjithë dhe një episod nuk mund të vendosë një ndeshje dhe as të vërë nën presion një lojtar, për më tepër Bekajn që është një nga më të mirët e skuadrës. Visar Bekaj është lojtari, i cili ka luajtur më shumë këtë kampionat. Plot 1710 minuta. Portieri i ka luajtur të gjitha takimet si titullar dhe nuk është zëvendësuar asnjë sekondë. Po të shtosh edhe minutat që jepen tepër në pjesën e parë dhe pjesën e dytë, portieri është shumë pranë 1800 minutave. Gardiani është lojtari me më shumë minuta në fushë nga Superiorja.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"