Humbja e fazës së parë “djeg”, Laçi kërkon “hakmarrjen” ndaj Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 20:05

Humbja e fazës së parë “djeg”, Laçi kërkon “hakmarrjen” ndaj Kamzës

Laçi është një prej skuadrave të Kategorisë Superiore që preferoi të zhvillonte fazën përgatitore brenda vendit. Tetë ditë nga mbyllja e merkatos së janarit, kurbinasit kanë konfirmuar pesë afrime. Bëhet fjalë për Ndriçim Shtubinën, Silvio Zogajn, Arbër Beqajn, Erjon Dragojn dhe Bruno Lulajn në huazim nga Skënderbeu. Trajneri Gentjan Mezani është i kënaqur nga forma që po kalon skuadra dhe pritet që të premten Laçi të shfaqet në Kamzë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Laci

Testi i tri ditëve më parë ndaj Lirisë së Prizrenit konfirmoi se kurbinasit janë një kockë e fortë dhe nuk tolerojnë as në takimet miqësore. Kundërshtari i radhës, Kamza, i shkaktoi ekipit të Mezanit një humbje në Laç gjatë fazës së parë. Vetë trajneri ka pranuar se ajo ndeshje ka qenë një ndër më të dobtat për kurbinasit.

Tashmë situata ka ndryshuar dhe bardhezinjtë shkojnë në transfertën e Kamzës me një moral të lartë. Këto ditë do të shërbejnë për trajnerin në konfigurimin e formacionit. Treshja e sulmit: Nika, Uzuni dhe Rexhinaldo jep garanci, në një kohë që është shtuar edhe konkurrenca në mesfushë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë pozicioni i Shtubinës, i cili në miqë- soren e fundit luajti si mesfushor qendre. Pozicioni komod në tabel i krijon luksin Laçit për të përgatitur të qetë ndeshjen e parë të kampionatit për vitin 2018. Ndërkohë, më 31 janar, kurbinasit do të luajnë në shtëpi edhe takimin e parë të vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë kundër Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"