Humbja e dytë radhazi, Shkëndija e Gjokës shkon -11 nga Vardari. “Veniten” shpresat për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 16:21

Humbja e dytë radhazi, Shkëndija e Gjokës shkon -11 nga Vardari. “Veniten” shpresat për titullin kampion

Shkëndija e Tetovës është duke kaluar një krizë rezultatesh, teksa regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës, u mposhtën me rezultatin 0-1, nga Rabotniçki në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, duke venitur shpresat për vendin e parë.

sHKENDIJA454

Diferenca me kryesuesit e Vardarit ka shkuar në 11 pikë, ndërkohë që tetovarët janë parakaluar nga Sileks, i cili është ngjitur në vendin e dytë.

Në 4 sfidat e tjera të zhvilluara ditën e sotme, spikasin fitoret në transfertë të Renovës dhe Borecit, si dhe triumfi 1-0 i Vardarit ndaj Strugës.  Ndërkohë sfida mes Shkupit dhe Sileksit, u mbyll në barazim 1-1.

Rezultatet:

Shkëndija e Tetovës-Rabotniçki 0-1

Vardar-Struga Trim dhe Lum 1-0

Akademija Pandev-Renova 0-1

Makedonija-Borec 0-2

Shkupi-Sileks 1-1

sHKENDIJA RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"