Humbja e dytë radhazi, një tjetër trajner i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 18:13

Humbja e dytë radhazi, një tjetër trajner i Kategorisë së Parë jep dorëheqjen

Elbasani mori humbjen e dytë në ndeshjen e javës së dytë në grupin B të Kategorisë së Parë, dhe pas ndeshjes, trajneri Eriol Merxha nuk ka duruar më.

Merxha2

Merxha, i ardhur këtë verë në krye të Elbasanit, ka dhënë dorëheqjen pas këtyre dy javëve të para. Elbasani u mund në ndeshjen e parë ndaj Orikut, me shifrat 2-0, ndërkohë që edhe sot, u mund brenda në shtëpi, 1-2 nga Egnatia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"