Humbja e Besës nga Pogradeci, Magani: Do të rishoh pozicionin tim, pasi kontributet e mëdha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 14:35

Humbja e Besës nga Pogradeci, Magani: Do të rishoh pozicionin tim, pasi kontributet e mëdha…

Gugash Magani paralajmëron largimin nga Besa. Gjatë deklaratës së dhënë në mbyllje të ndeshjes në Peqin, trajneri dha një mesazh të qartë për ekipin. 

gugash magani

Ai do të rishikojë pozicionin e tij, pasi e sheh që skuadra nuk është në drejtimin e duhur përtej punës dhe kontributit që ka dhënë deri më tani. “Do të rihshoh pozicionin tim, pasi kontributet e mëdha që kam dhënë e dua të jap në skuadër duket se nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha prerazi tekniku i verdhezinjve. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi vendimi sigurisht do të merret pasi trajneri të ketë folur me presidentin Nexhat Bizhdili. E hëna do të jetë përcaktuese edhe për të ardhmen e tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"