Humbja dramatike ndaj Vllaznisë, Dovedan: Goli i shkodranëve duhej anuluar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:54

Humbja dramatike ndaj Vllaznisë, Dovedan: Goli i shkodranëve duhej anuluar…

Trajneri i Bylisit, Dovedan, shprehu pakënaqësi në lidhje me gjykimin, pas humbjes në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë. Sipas teknikut të skuadrës ballshiote, goli i Hoxhajt duhet anuluar, për shkak se mbrojtësi Adili sipas tij, shkaktoi faull.

bandicam 2021-01-20 16-27-26-994

“Goli duhej anuluar. Mbrojtësi Adili shkaktoi faull ndaj sulmuesit tonë Kojiç me bërrylin e majtë. Ne kemi marrë 2 futbollistë të mirë. Problemi është që ata kanë muaj që nuk kanë luajtur. Do mundohemi sa më shpejt t’i ngremë në nivelin e tyre dhe të na ndihmojnë.  Skuadra do të paktën 15 ditë kohë akoma”, u shpreh Dovedan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"