HUMBJA 5-0/ Revolta e tifozëve të Luftëtarit: Turp, e shitët ndeshjen!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 21:55

HUMBJA 5-0/ Revolta e tifozëve të Luftëtarit: Turp, e shitët ndeshjen!

Tifozët e Luftëtarit nuk e kanë kapërdirë dot turpërimin e skuadrës së tyre në Ligën e Europës përballë estonezëve të Ventspilsit, teksa u mundën 5-0. Të gjithë golat u pësuan në pjesën e parë dhe ngjallën dyshime të mëdha. Deri diku edhe të pritshme, duke qenë se realiteti shqiptar na ka mësuar vazhdimisht me teatro me mbathje.

luftetari

Fundja, kur u dënuan kampionët në fuqi me 10 vite dhe një milionë euro pikërisht për trukime, asgjë nuk përjashtohet. Disa syresh e kanë shpërthyer në rrjetet sociale dhe e kanë cilësuar si një ndeshje të shitur dhe kanë kritikuar edhe drejtuesit e klubit. Disa të tjerë ia kanë vënë fajin trajnerit që nuk njeh skuadrën dhe presidentit Tavo që sipas tyre u nxitua kur hoqi Hasan Likën.

Përtej kësaj, humbja e Luftëtarit me 5 gola të pësuar që në pjesën e parë, la një shije të keqe. Skuadra gjirokastrite vërtetë ishte debutuese dhe mund ta kish humbur takimin, por minimalisht mund të kishte luftuar pak më shumë për dinjitetin e vet dhe për qytetin që përfaqëson.

luftetari tifozet4

luftetari tifozet3

luftetari tifozet2

luftetari tifozet1

luftetari tifozet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"