Humbi titullin e kampionit ndaj gjermanit Bozel, reagon Robin Krasniqi: E padrejtë, ndihem i vjedhur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 13:17

Humbi titullin e kampionit ndaj gjermanit Bozel, reagon Robin Krasniqi: E padrejtë, ndihem i vjedhur!

Boksieri Robin Krasniqi nuk ka arritur dot të mbrojë titullin kampion IBO. Boksieri i talentuar shqiptar u mposht pas 12 raundesh nga kundërshtari gjerman, Dominik Bozel.

KRASNIQI 1

Dy nga arbitrat e shpallën fitues gjermanin Bozel me rezultatin 115-114 dhe 116-112, ndërsa Krasniqi ishte fitues nga arbitri i tretë me 115-114.

Duket se ky rezultat nuk i ka shkuar për shtat boksierit shqiptar saqë në deklaratën pas ndeshjes tha se e kanë vjedhur: Unë bëra gjithçka që duhej të bëja dhe nuk humba, e padrejtë, ndihem i vjedhur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"