Humbi rastin me portën bosh, flet Seferi: E tolerova në atë moment sepse mendova…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 18:53

Humbi rastin me portën bosh, flet Seferi: E tolerova në atë moment sepse mendova…

Egzon Belica i Partizanit dhe Taulant Seferi i Tiranës, folën për mikrofonat e “Supersport” pas përfundimit të pjesës së parë, ku u shprehën:

bandicam 2021-01-21 18-49-52-270

Belica: Është një ndeshje e fortë, ka shumë intensitet. Të dyja ekipet kishin rastet e tyre. Barazimi është i drejtë për pjesën e parë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë.

Seferi: Patjetër që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes rrezikova me të majtën, por e priti Alban Hoxha.  Në të dytën të them të drejtën mendova se ishte pozicion jashtë loje dhe e tolerova disi. Në pjesën e dytë shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të shënojmë, pasi në pjesën e parë dominuam.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"