Humbi rast flagrant në pjesën e parë, Seferi: Më kërceu topi, ju tregoj pozicionin e preferuar në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:38

Humbi rast flagrant në pjesën e parë, Seferi: Më kërceu topi, ju tregoj pozicionin e preferuar në fushë

Taulant Seferi ishte protagonist në sfidën e sotme, teksa shpërdoroi një rast flagrant në pjesën e parë, ndërkohë që e shleu “gabimin”, duke asistuar te goli i realizuar nga Kale. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, sulmuesi bardheblu u shpreh:

bandicam 2021-02-27 15-36-21-453

RASTI I HUMBUR- Rëndësi ka fitorja. Kemi pasur një kundërshtar shumë të fortë. Në momentin e fundit më kërceu topi dhe e preka me kavilje dhe shkoi shumë lartë. Do ishte gol, por për fat të keq kërceu topi. Mendova ta dërgoja sferën në krahun e kundërt të portierit.

E ARDHMJA? Nuk e di, do ta shikoj në fund se çfarë do ndodhi. Shpresoj që të na eci mirë. Mbasi të mbarojë kampionati duhet të iki në Zvicër, më pas do të vendosim për të ardhmen.

POZICIONI NË FUSHË- Unë jam lojtar që kërkoj shumë hapësira, por më shumë më përshtatet numri 9. Pozicioni im i preferuar është të jem 9. Sot nuk e deshi fati që të shënoja, jam i lumtur që asistova”, u shpreh Seferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"