Humbi penalltinë ndaj Tiranës, Bylisi me “dorë të hekurt” për Goxhajn. Ja vendimi për futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 16:15

Humbi penalltinë ndaj Tiranës, Bylisi me “dorë të hekurt” për Goxhajn. Ja vendimi për futbollistin

Jurgen Goxhaj është pezulluar nga Bylisi dhe kjo ka të bëjë e gjitha me ndeshjen ndaj Tiranës në Kupë, ku futbollisti në fjalë gjuajti një penallti në fund të ndeshjes, e cila u prit nga portieri bardheblu.goxhaj

Pikërisht kjo nuk u prit aspak mirë nga trajneri Dovedan, i cili kishte kërkuar që penalltinë ta gjuante Ujka, por kjo nuk u respektua dhe më e keqja u humb nga Goxhaj, diçka që Bylisit mund t’i kushtojë shumë për ndeshjen e radhës.

Ditën e sotme klubi ballshiot ka njoftuar se Goxhaj është pezulluar nga klubi dhe nuk do të jetë për ndeshjen me Partizanin ditën e sotme. Kjo është njoftuar nga Bylisi në një reagim të bërë për lojtarët që ishin shfaqur me birra para ndeshjes me Partizanin, duke thënë se fotoja është bërë disa ditë më parë.

reagimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"