Humbi partnerin dhe vajzën nga rrëzimi i helikopterit, Vanesa dedikim prekës në 42-vjetorin e Kobi Brjant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 17:08

Humbi partnerin dhe vajzën nga rrëzimi i helikopterit, Vanesa dedikim prekës në 42-vjetorin e Kobi Brjant

Vanessa Bryant vendosi të shkruante disa fjalë për ditëlindjen e 42-të të partnerit të saj të ndjerë, basketbollistit profesionist, Kobe Bryant, të dielën, raporton “People”.

f14f148c-749c-4140-b6ae-ce28358f682d

“Për zemrën time: Gëzuar ditëlindjen. Unë të dua dhe më mungon më shumë sesa mund ta shpjegoj. Do të doja që ti dhe Gigi të ishit këtu për të festuar! Do të doja të të përgatisja ushqimin tënd të preferuar ose një tortë ditëlindjeje me Gigi-n tim,”– tha nëna e katër fëmijëve në Instagram për vajzën e saj të ndjerë Gianna, e cila vdiq nga rrëzimi i helikopterit më 26 janar së bashku me babanë e saj.

67620f2c-7510-473e-ac12-40e1219f2260

“Më mungojnë përqafimet e tua, puthjet e tua, buzëqeshja jote. Më mungon të të ngacmoj, të bëj të qeshësh. Më ka marrë malli të ulesh në prehrin tim. Mendoj për butësinë dhe durimin tënd gjatë gjithë kohës. Mendoj për gjithçka që do të bënit për të më ndihmuar të përballoja atë me të cilën u ndesha”, shkroi Vanessa.

3157f301-110a-4c54-a66f-ddbf8c2e262b

“Faleminderit që u rrite me mua dhe më mësove si të jem e fortë. Si të përpiqem për të parë më të mirën tek njerëzit. “vazhdoi ajo.

“Zot, më mungoni të dy kaq shumë. Jetët tona ndihen kaq të zbrazëta pa ty dhe Gigi-n. Unë jam thyer plotësisht brenda ne shpirt. Pavarësisht se sa shumë dua të qaj, buzëqesh për t’i bërë ditët e vajzave tona të shkëlqejnë pak. Unë nuk jam e fortë, ato janë. Ato janë të forta. Jam e sigurt që jeni krenar për to“, tha Vanessa.

Më 26 janar, Kobe, Gianna dhe shtatë të tjerë u vranë nga përplasja e helikopterit në Calabasas, në Kaliforni. Përplasja gjithashtu mori jetën e 13-vjeçares Payton Chester, Sarah Chester, 46 vjeç, 14 vjeç Alyssa Altobelli, Keri Altobelli, 46 vjeç, John Altobelli, 56 vjeç, Christina Mauser, 38 vjeç, dhe pilotit të helikopterit, Ara Zobayan, 50 vjeç.

7d9fef67-384e-4bc7-9163-b92c1b16d168

“Ka kaq shumë gjëra që dëshiroj t’ju tregoj dhe t’ju them ty dhe Gigi-t. Kaq shumë momente interesante për vajzat tona. Kaq shumë gjëra për të cilat do të krenoheshit. Unë të jam shumë mirënjohës që kam copëza parajse këtu në tokë, faleminderit”, shkroi Vanessa.

” Faleminderit që më dashurove aq sa do zgjaste në disa jetë. Në çdo jetë do të zgjidhja TY. Faleminderit që më tregove se çfarë është dashuria e vërtetë. Faleminderit për gjithçka. E di qe Gigi im po feston si gjithmonë në ditët tona të veçanta. Më mungon princesha ime kaq shumë! Natalia, Gianna, Bianka, Capri dhe unë, të urojmë gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua tani dhe përgjithmonë,”- përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"