Humbi ndeshjen me Valencian gjatë nxehmjes, vjen lajmi për dëmtimin e Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 18:53

Humbi ndeshjen me Valencian gjatë nxehmjes, vjen lajmi për dëmtimin e Gjimshitit

Mbrojtësi i Atalantës dhe Shqipërisë duket se nuk do të mungojë për një kohë të gjatë.

GJIMSHITIII

Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçari po rikuperohet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës bergameske 1 ditë pas fitores së bujshme në Ligën e Kampioneve kundër Valencias 4-1.

Burimet pranë klubit të Atalantës shkruajnë se Gjimshtiti mund të mungojë për sfidën e radhës në kampionatin italian kundër Sasuolos ditën e diel. Mendohet se futbollisti kuqezi rrezikon të mungojë vetëm një takim dhe pritet që në fillim të javës së ardhshme të jetë gati për të luajtur, ndërsa ekzaminimet mjekësore do të qartësojnë gjithçka ditën e nesërme.

GJIMSHITII

Gjatë nxehmjes për ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampioneve kundë Valencias, Gjimshiti u lëndua nga shoku i skuadrës Josip Iliçiç duke detyruar trajnerin Gasperini ta zëvendësojë shqiptarin me Matia Kaldarën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"