Humbi ndeshjen e Champions-it ndaj Valencias, bie alarmi për Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 21:07

Humbi ndeshjen e Champions-it ndaj Valencias, bie alarmi për Gjimshitin

Një goditje gjatë seancës stërvitore të paradites e bëri Gjimshitin që të humbë ndeshjen e fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

GJIMSHITIII

Në ditëlindjen e tij të 27-të, mbrojtësi i Kombëtares ishte përzgjedhur nga trajneri Gasperini për të startuar nga minuta e parë në “San Siro”, por një goditje nga Iliçiç ia pamundësoi aktivizimin në ndeshjen që bergamaskët e fituan 4-1.

Dëmtimi muskulor e la shqiptarin të mërkurën jashtë, por në ditët pasardhëse, ai ka zbritur menjëherë në fushë duke punuar në mënyrë të diferencuar.

Mediat pranë Atalantës bëjnë me dije se shqiptari po vlerësohet pas çdo seance stërvitore, nëse mund të jetë i gatshëm që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Sasuolos. Pra, ka rënë alarmi i një mungese të gjatë dhe tani pritet riaftësimi i plotë që shqiptari të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Gasperini, në një periudhë kur ai po kalon formë fantastike.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"