Humbi jetën së bashku me vajzën, tri vite pa legjendën Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 12:42

Humbi jetën së bashku me vajzën, tri vite pa legjendën Kobi Brajant

Më 26 janar të 2020-ës, një aksident tragjik do të trondiste të gjithë botën. Tashmë kanë kaluar tri vjet nga vdekja tragjike e legjendës së basketbollit, Kobi Brajant.

kobe-bryant-nba-2k17

Ish-lojtari i Lejkërs humbi jetën së bashku me të bijën e tij, Xhiana, dhe shtatë pasagjerë të tjerë pas rrëzimit të helikopterit. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në Kalabasas në Kaliforni.

Helikopteri, i modelit “Sikorsky S-76B”, prodhim i vitit 1991, ishte ngritur në orën 09:06 nga “John Wayne Airport”, por në fluturim e sipër për shkak të mjegullës, piloti humbi gjë që solli më pas edhe aksidentin fatal, me ikonën e NBA-së që humbi jetën në moshën 41-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"