Humbi jetën së bashku me vajzën e tij, del raporti i përplasjes së helikopterit të Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 16:31

Humbi jetën së bashku me vajzën e tij, del raporti i përplasjes së helikopterit të Kobi Brajant

Vdekja e Kobi Brajant dhe të bijës së tij Xhana në një përplasje me helikopter tronditi mbarë botën. Nga raportimet e fundit mësohet se basketbollisti i famshëm dhe vajza e tij kanë vdekur nga gabimet e pilotit. Kjo është ajo çfarë del nga hetimet e fundit.

brajanttt

Nga raporti i fundit i publikuar nga “National Transportation Security Board” mbi aksidentin me helikopter mëngjesin e 26 janarit janë zbuluar një seri gabimesh nga piloti, Ara Zobajan, që humbi jetën gjithashtu gjatë përplasjes. Nga raporti zbulohet se Zobajan ishte i çorientuar në komandë aq sa i komunikoi kullës së kontrollit se po ngjitej në 1220 metra lartësi kur ndërkohë shkonte drejt kodrës.

“Gjatë dishezës finale piloti, duke iu përgjigjur një pyetje të kullës së kontrollit, ka thënë se po ngjitej në kuotë kur ndërkohë po zbriste – lexohet në raportin e Ntsb të gjatë 1700 faqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"