Humbi finalen e Kupës së Amerikës, Mesi tërhiqet nga Argjentina

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 27, 2016 | 9:37

Humbi finalen e Kupës së Amerikës, Mesi tërhiqet nga Argjentina

Lionel Mesi ka mbyllur në moshën 29 vjeçare karrierën e tij me kombëtaren e Argjentinës, duke deklaruar se e kishte të pamundur të vazhdonte në përfaqësuesen pas dështimeve radhazi me të. Vendimi i papritur u mor pas humbjes me penallti në finalen e Kupës së Amerikës përballë Kilit,  ku Mesi ishte një nga lojtarët që gaboi nga pika e bardhë për kombëtaren e tij.

35B55FFD00000578-3661620-image-a-46_1467004980445

Në përfundim të 120 minutave pa gola, ndeshja u vendos nga gjuajtjet nga pika e bardhë, ku ashtu si një vit më parë, Kili doli fitimtar me shifrat 4-2, ndërsa Mesi dhe Bilja gabuan para Klaudio Bravos.


“Kaq ishte, e mbylla me ekipin kombëtar”, tha Mesi në fund të ndeshjes, ende i përlotur pas finales së katërt që humb me kombëtaren e vendit të tij. “Kjo nuk po funksionon për mua. U bënë katër finale radhazi. E kam marrë vendimin, të fitoja ishte ajo që dëshiroja më shumë. Nuk ndodhi, ndaj mendoj se kaq ishte. Kjo është ajo që ndjej dhe mendoj tani. Është një trishtim i madh, të dhemb të mos jesh kampion”, deklaroi Mesi.

35B5042900000578-0-image-a-26_1467002695237

Futbollisti i cili debutoi me kombëtaren në vitin 2005, ka luajtur 112 ndeshje me fanellën e Argjentinës duke shënuar 55 gola. Por bilanci i tij është negativ, pasi ka humbur tre finalet e Kupës së Amerikës në të cilat ka marrë pjesë (2007, 2015, 2016) si dhe finalen e Kupës së Botës 2014.

35B549D900000578-0-image-a-28_1467002762115

Vendimi i tij mund të ndiqet edhe nga ai i yjeve të tjerë të Argjentinës, pasi Aguero bëri të ditur se shumë lojtarë po mendonin të ndërmerrnin të njëjtin hap. “Janë shumë futbollistë të gatshëm të veprojnë njëlloj. Nuk e kam parë asnjëherë ekipin kaq keq sa sot në dhomat e zhveshjeve”, tha sulmuesi.





www.minuta90.com