Humbi dy titullarë pas barazimit me Napolin, Setien optimist: Do të rikuperojmë dy futbollistë për ndeshjen e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:02

Humbi dy titullarë pas barazimit me Napolin, Setien optimist: Do të rikuperojmë dy futbollistë për ndeshjen e dytë

Trajneri i Barcelonës Kike Setien e konsideron barazimin 1-1 me Napolin në Itali si rezultat të mirë për katalanasit për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Quique-Setien

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “San Paolo”, Setien shtoi se Barcelona do të bëjë të pamundurën për të rikuperuar për takimin e kthimit Serxhi Roberton dhe mbrojtësin Xhordi Alba. Për sa i përket ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit të tij Arturo Vidal, tekniku i skuadrës katalanase e konsideron veprimin e arbitrit si të nxituar.

“Barcelona pa Busketsin dhe Vidalin në ndeshjen e kthimit me Napolin – Humbëm dy lojtarë të rëndëisshëm, por do të rikuperojmë Xhordi Albën dhe Serxhi Roberton. I kemi marrë gjërat me optimizëm. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe nuk mund të ankohemi përpara se ata të na lëndojnë.

Ndëshkimi i Vidalit me 2 kartona të verdhë – Nuk e pashë se çfarë ndodhi, ndoshta arbitri u tregua pak i ashpër. Këto situata ndodhin disa herë, kartoni i dytë i verdhë ishte i tepërt. Këto janë momente të lojës me nerva dhe tension për futbollistët me temperamentin e Vidalit. Humbëm një lojtar të rëndësishëm, por shohim për zgjidhje të tjera”, përfundoi fjalën e tij trajneri i Barcelonës Kike Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"