Humbi dy sfidat e Ligës së Kombeve, mesfushori i Kombëtares rikthehet nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 18:25

Humbi dy sfidat e Ligës së Kombeve, mesfushori i Kombëtares rikthehet nga dëmtimi

Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare vjen nga Turqia. Endri Çekiçi është pranë rikthimit. Mesfushori i Koniasporit u dëmtua përpara ndeshjeve të përfaqësueses dhe nuk ishte i gatshëm për dy ndeshjet e fundit.

CEKICI

Ai realizoi një eurogol në ndeshjen ndaj Gallatasarajit dhe pak minuta më vonë, la fushën si pasojë e një tërheqjeje muskulare. Sipas mediave turke, 25-vjeçari është shumë pranë rikthimit, madje që në përballjen e kësaj fundjave ndaj Antaliasporit.

Gjithsesi, Çekiçi nuk mund të rrezikohet që nga minuta e parë, pasi gjendja e tij fizike nuk është ajo e duhura, pasi ka qenë jashtë fushave për më shume se 15 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"