Humbi De Vraj, por Tare synon dy supergoditje për Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 22:59

Humbi De Vraj, por Tare synon dy supergoditje për Lacion

Lacio ka humbur qendërmbrojtësin Stefan De Vraj, por drejtori sportiv Igli Tare po mendon që ta zëvendësojë atë menjëherë. Ëndrra e tij është Alesio Romanjoli i Milanit, i cili ndiqet nga Juventusi, por edhe Reali, Çelsi e klube të tjera.

Tare

Gjithsesi, Tare do të kërkojë që përveç një oferte të rëndësishme për Milanin dhe sidomos për lojtarin, do të kërkojë që te vetë Romanjoli të ndikojë edhe ideja e të qenit një tifoz i deklaruar i Lacios dhe pse jo, duke i premtuar edhe shiritin e kapitenit në të ardhmen.

Por ndërsa po planifikon një strategji për milanistin, Igli Tare po mendon që të përforcojë sulmin edhe me një emër me peshë si Samuel Eto. Edhe pse 37-vjeçar, shqiptari beson shumë te cilësitë e kamerunasit, që aktualisht luan te Koniaspor, në Turqi, dhe po mendon realisht blerjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"