Humbi bastin me Reguilon, Murinjo i blen mbrojtësit të Totenhemit… proshutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 10:50

Humbi bastin me Reguilon, Murinjo i blen mbrojtësit të Totenhemit… proshutë

Fitorja e Zhoze Murinjos ndaj Mançester Sitit ka ardhur me një kosto financiare për trajnerin portugez, e cila i ka kushtuar 500 sterlina.

REGILON

Tekniku i Totenhemit kishte vendosur një bast me mbrojtësin e tij, Serxho Reguilon, për të bllokuar Rijad Mahrezin. Algjeriani dështoi ta driblonte spanjollin në katër tentativa dhe tani portugezi duhet të paguante bastin e humbur.

“Premtimi është premtim dhe më kushtoi 500 paund, por unë i mbaj premtimet”, ishte diçitura e fotos në “Instagram”-in e tij, me një këmbë proshute, duke e shijuar së bashku me ish-lojtarin e Realit të Madridit, i transferuar te “Spërsat” gjatë merkatos së verës për 28 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"