Humbi bastin me Devid Bekam, Ibrahimoviç shkon në “Wembely” dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:29

Humbi bastin me Devid Bekam, Ibrahimoviç shkon në “Wembely” dhe…

Zlatan Ibrahimoviç është shumë i njohur si futbollist me një karrierë të pasur por jo vetëm kaq. Suedezi është i njohur mirë edhe për deklartat e fuqishmë që lëshon herë pas here. Gjatë botërorit ai sfidoi shokun e tij Devid Bekam se nëse Suedia do të fitonte përballë Anglisë atëherë Bekam do t’i blinte gjithçka që i duhej Ibras te IKEA për shtëpinë e re në Los Anxhelos.

zlatan-ibrahimovic-sweden-euro-2016_lbnncygsmww51f52e2ezyzjme

Dhe Bekam e pranoi bastin duke i thënë se nëse Anglia fiton, atëherë suedezi do të duhej të shikonte në “Wembley” një ndeshje të anglezëve i veshur me fanellën e “tre luanëve” si dhe do të hanin peshk e patate të skuqura. Tani që e ka humbur bastin Ibra është gati të bëjë ato që i ka thënë Bekam duke reaguar vetë.

bekam

“David, kemi vënë një bast, po e kam humbur. Unë jam duke ardhur në “Ëembley” për të parë ndeshjen e Anglisë me fanellën e kombëtares angleze veshur, si dhe për të ngrënë peshk e patate të skuqura. Vetëm më jepni kohë për të marrë pak frymë”.-ishin fjalët e suedezit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"