Humbi babanë pak ditë më parë nga Covid-19, Alban Hoxha e surprizon kështu Çiljeta Xhilagën në ditët e saj të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:23

Humbi babanë pak ditë më parë nga Covid-19, Alban Hoxha e surprizon kështu Çiljeta Xhilagën në ditët e saj të vështira

Çiljeta Xhilaga zbuloi se kishte humbur babain, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Mirëpo sot është një ditë e veçantë, pasi këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush plot 36 vite jetë.

ciljeta xhilaga (4)

Surprizën më të bukur dhe më të veçantë, ajo e mori nga partneri i saj, Alban Hoxha.

ciljeta xhilaga (6)

Sapo ora ka shënuar 12:00, Çiljeta ka publikuar në Instagram foto e video të dhuratës së Albanit.

ciljeta xhilaga (4)

Portieri i Partizanit, i ka blerë këngëtares një yll, të cilin e ka quajtur Çiljeta.

Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e mirë ndonjëherë!”, shkroi këngëtarja krahas videos ku tregoi edhe certifikatën e yllit.

ciljeta xhilaga (2)

Ajo tashmë mund ta gjej yllin “Çiljeta” duke e kërkuar online në aplikacionin “OSR Star Finder” nëpërmjet koordinatave që ka.

ciljeta xhilaga (1)

Me dashuri nga Albani!!!”, shkruhej në një nga letrat që ajo mori.

Ajo ka treguar në Instastory edhe se si duket ylli “Çiljeta” në qiell nga afër.

ciljeta xhilaga (3)

E në fund nuk kishte si të mungonte edhe një buqetë me trëndafila të kuq dhe disa çokollata për këngëtaren.

ciljeta xhilaga (4)

Xhilaga është edhe nënë e një djali, Fernandos, i cili erdhi në jetë nga një marrëdhënie e mëparshme e saj.

ciljeta xhilaga (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"