Humbet pasaportën, klubi gjerman merr vendim drastik për futbollistin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 15:30

Humbet pasaportën, klubi gjerman merr vendim drastik për futbollistin anglez

Të shumta janë rastet e përjashtimit të lojtarëve nga klubi për marrëdhënie jo të mira me trajnerin, apo me sjellje anti-sportive, por një rasti i veçantë ka ndodhur me një futbollist anglez që luan për skuadrën e Volfsburgut. Ai kishte shkuar me familjen e tij në Angli për pushime dhe nuk është rikthyer më në Gjermani.

Wolfsburg-sack-Kaylen-Hinds-after-former-Arsenal-youngster-goes-AWOL

Kjo pasi siç ai pretendon ka humbur pasaportën. Ndërkohë që gjermanët të njohur për rreptësinë e tyre, nuk e kanë besuar lojtarin madje kanë marrë edhe një vendim të çuditshëm. Si të mos mjaftonte humbja e pasaportës, tani lojtari 20-vjeçar Kailen Hind do të duhet të vihet në kërkim të një skuadre të re pasi klubi i Volfsburgut e ka ndërprerë kontratën.

dlsfducdfcgv

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman në “Twitter” ku shkruan: Për shkak të mungesës së paautorizuar prej disa javësh, lojtari nuk ka më një kontratë pune me ekipin tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"